“Nuk kam ardhur të dëgjoj p*rdhët e ktyre”, Nard Ndoka i revoltuar braktis studion

0
1126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDK-së Nard Ndoka është përfshirë në një debat me analistin Anri Bala ndërsa po diskutohej mbi lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndoka gjatë diskutimit u shpreh se “Edi Rama do grupet kriminale në krah, liderin e opozitës në burg”, por u kundërshtua nga gazetari Anri Bala.

Bala u shpreh se Edi Rama kërkon që lideri i opozitës të ishte jashtë, ndërsa u shpreh se PD për të arritur qeverinë teknike kërkon aleancë te Kryeministri.

Por Ndoka u kthyer i revoltuar ndaj këtij qëndrimi duke u larguar edhe nga studio pasi sipas tij “nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë pordhët e këtyre, muhabete kot”.

“Po na e shet Edi Ramën sikur të jetë Zoti. Kush ia la atij qeverisjen, Kristaqi”, – tha Ndoka, duke shtuar “ky është debat folklorik”.

“Po si qenka debat folklorik ky, ai ka mandatet në Parlament”, – tha Bala.

“Ky është debat kot, çfarë të flasim me këto, më mirë ta mbyllim emisionin”, tha Ndoka, duke u larguar nga studion e News24. Në largim e sipër, kreu i PDK-së tha se “nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë pordhët e këtyre, muhabete kot”.

Në vijim, Bala tha se në zgjedhje Edi Rama do përdorë në tezat se opozita është kundër SPAK, kundër reformës në drejtësi.

Zjarr Tv Ad