“Nuk më rruhet mua për Belerin, por për Edi Ramën që shkallmon çdo institucion”/ Debat i fortë Bushati-Hoxha

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë, për nisjen e negociatave për pesë kapitujt e parë, për shkak të çështjes së Fredi Belerit.

Në emision ka patur një debat mes Andi Bushatit dhe Artan Hoxhës lidhur me burgosjen e Belerit.

Pjesë nga debati:

Artan Hoxha: Greqia nuk është për herë të parë që e bën këtë punë, në vijëmësi ka bërë këtë, kur i është dashur na ka vënë shqelmin në fyt. Personi për të cilën është ngritur kjo histori është personi i gabuar. Beleri është e provuar që ka blerë vota. Pyetja është, a kanë blerë edhe të tjerët më shumë se Beleri? Kjo është çështje tjetër. Beleri është kapur me presh në duar duke blerë vota, është e padiskutueshme. Ka prova me zë dhe figurë, me video. Në celularët e Fredi Belerit, ka prova edhe më të tmerrshme dhe të frikshme. Shërbimet sekrete greke, janë përfshirë direkt në zgjedhjet e 14 majit, duke intimiduar, duke u bërë presion shtetasve shqiptarë, të lënë vendin e punës dhe të votojnë për Belerin. Biznesmenë grekë, kanë thirrur punonjës të votojnë për Belerin.

A kemi problem të madh me Ramën dhe shtetin e së drejtës? Kjo është çështje tjetër dhe jam dakord të flasim për këtë dhe të çmontojmë një kryeministër dhe sistemin që ka ngritur. Por, të diskutojmë se i kemi privuar të drejtat Fredi Belerit, një njeri që është provuar se ka gjakun e dy dëshmorëve të atdheut….
Njeriu më i interesuar që Greqia të bëjë këtë që po bën është Edi Rama. Pra të thotë duam të hyjmë në BE dhe nuk na lë Greqia. Më shumë se Greqia, përfiton Rama.
Beleri është i zhytur deri në fyt me anti-shqiptarizma. Është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, që ka dhunuar dhe djegur simbolet shqiptare, ka bërë thirrje anti-kombëtare. Ësthë dënuar dhe i është shmangur dënimit. Të ngresh mal me shkelje të drejtash për Belerin, të ka rënë kalaja.
Fredi Beleri, por dhe perëndia nuk e pengon dot Edi Ramën dhe oligakët të vjedhin toka në jug. Jo Beleri, por as dreqi me të birin. Çfarë ka në dorë një kryetar bashkie? Si mund ta pengojë Beleri? Ma thoni dot çfarë mund të bëjë ai, do të marrë pushkën? Në rastin konkret, për inat të vjehrrës të fle me mullixhiun, nuk bëhet. E dimë çfarë ka bërë Mitsotaqis, Beleri, Agimi i Artë.Edi Rama në këtë moment po fërkon duart. Po merr epitetin si patriot dhe nacionalist, që e ka zero këtë. Së dyti, po gjen justifikim ekselent që ne i kemi bërë përpjekjet për në BE por na doli Greqia që na pengon.

Andi Bushati: Që Beleri të rrijë në burg, se dikur ka bërë krim në Peshkëpi apo ka shkelur flamurin, është gjëja më e rrezikshme që kam dëgjuar. Me logjikën që sapo dëgjova nga Tani, unë duhet të dal në studio dhe të mbrojë që duhet bërë procedurë e rregullt për Berishën? Kë atë të 21 janarit? Po futeni edhe për Partizanin. Po pse për Like floririn? Po futeni ore brenda atë. Kjo ndodhi, a duam të hapin proces sërish për Peshkëpinë? Të bëjnë çfarë të duan. Kemi një njeri që policia e ka paguar për shtatë raste të tjera, futjesh kriminelësh në burg dhe e përdori për rastin e tetë. Ne kemi shkallmuar çdo ligj dhe institucion sepse ka njerëz që duan të dalin dhe të bëjnë striptizëm me flamur kombëtar. Këto patriotizma…

Artan Hoxha: Pse po doli Beleri dhe të bëjë betimin nesër, vendoset demokracia? E gjen gjë Edi Ramën?

Andi Bushati: Nuk më rruhet fare për Belerin, por më rruhet që kemi një njeri, që për egon e tij shkallmon çdo institucion të këtij vendi.

Artan Hoxha: I shton hallet këtij vendi.

Andi Bushati: Hallet e këtij vendi nuk rregullohen me padrejtësi.

Zjarr Tv Ad