“Nuredin Dumani pjeshkëron 24 orë me kë i do qejfi në burg, a ke përgjegjësi?”, Salianji përballet me Ballën, ja si përgjigjet ministri

0
775
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë është përballur me deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Salianji: Një ndër raportet më të zinj që kanë qarkulluar për Policinë e Shtetit. Raporti i DASH për vitit 2023 qendër tranziti e drogërave të forta kokainë dhe heroinë, lidhjet e policisë me grupet kriminale. Kemi problem të bashkëpunojmë për shkak të lidhjeve me grupet kriminale, vlerësim për çdo polic që rri në vapë e shi, që përballen me drejtues të inkriminuar, ke zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Keni arritur të kapni ndonjërin nga ata? Tre herë keni sjellë ndryshime këtu për Vettingun në polici. Me anën e Vettingut ka reaguar vetëm një person mos ta përmend atë të shkretin, u harxhuan para për komisione Vettingu, po një e keni në detyrë dhe një që e keni shkarkuar.

Salianji: Të ka thënë drejtuesi i Spak që dekonspirohen operacione, grup i fuqishëm tha drejtuesi i SPAK. Bënin namet në Belgjikë, Holandë, t’ju bëj një pyetje të drejtpërdrejtë del Nuredin Dumani që duhet të ruhet nga njësia, që pjeshkëron 24 orë me kë i do qejfi e vendos gjoba. Keni ju ministër përgjegjësi, pse me pezullimin e dy policëve, ata e kanë lejuar të bëjë atë që bën?! Pastaj këto aplikacionet e Sky që porosisin vrasje sikur porosisin pica.

Balla: Unë e kuptoj që ju kjo punë ju duket shaka se s’keni faj se keni kohë të gjatë në opozitë, por sa i përket indikatorit të sigurisë.

Do kujdesem që të ftoheni në të gjitha ceremonitë zoti Salianji, është diçka e çmuar tejet e vlerësuar, në të që bën një pjesë e komisionit.

Salianji: Si ka mundësi që nga burgu, kur të vijnë ata të burgjeve, këtu do të jemi, a ka përgjegjësi ky departament dhe a keni marrë masa që një personazh ndër më të rrezikshmit ka mundësi, ka salltanete, komunikon. Përderisa nuk ka asgjë të ngutshme duhet ta tërhiqni se nuk ka për ju policia e shtetit s’ka nevojë ta vendosni.

Naço: Këtu jemi për ligjin, të flasim për ligjin, vota ime është pro, puna e këtij komisioni është në varësi të këtij ligji.

Naço: E hedhim në parim votimin e projektligji

Salianji: Unë them ta hidhni dhe këtë Dumanin.

Zjarr Tv Ad