Olta Xhaçka çoi avokatin në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Gazment Bardhi denoncon nga Kryesia e Kuvendit

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në një dalje publike nga Kryesia e Kuvendit ka denoncuar ministren Olta Xhaçka, që refuzoi të ishte e pranishme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme zgjodhi që të përfaqësohej në këtë seancë nga një avokat mbrojtës i saj, i cili deklaroi se nuk kishte konflikt interesi në rastin e shpalljes së bashkëshortit të Xhaçkës si investitor strategjik. Sipas Bardhit mazhoranca ka si qëllim zvarritjen e procesit, deri në seancën e fundit para pushimeve të verës, duke refuzuar kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Sot ishte thirrur për t’u dëgjuar vetë ministrja e deputetja Olta Xhaçka, me një rast të pashembullt zgjodhi të fshihej pas një avokati duke detyruar kryetaren e Kuvendit që seancë dëgjimore ta kthente ne seancë leximi. Në shkelje të Kushtetutës e rregullores nga frika e përballjes me faktet, sot seanca dëgjmore për fat të keq u kthye në seancë leximi. Disa nga pyetjet që do i drejtonim avokatit: Si ka mundësi që 8 mijë metër katrorë të vijës bregdetare të përfituar nga Xhacka e burri i saj konsiderohen si hiç.

Cili nga qytetaret shqiptare i palidhur me ministren ka pasur mundësi të përfitojë 8 mijë metër katrorë ne vijen bregdetare me nje cmim qesharak 3 lekë e kjo të konsiderohej si veprimtari jo fitimprurëse? Ministrja ka pranuar se burri i saj ka përfituar nga pasuritë publike nga një ligj që ka miratuar ajo me firmë të eprorit direkt të saj kryeministrit Rama”, u shpreh Bardhi. Nga ana tjetër, avokati i ministres, Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe se vetë ministrja nuk është përfituese e asnjë pasurie.

“Vetëm kur deputeti vetë përfiton. Vetëm me këtë shkelje kushtetutbërësi ka parashikuar veniën në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese për të hequr mandatin e deputetit.  Olta Xhaçka nuk ka përfituar asgjë nga ndonjë pasuri e shtetit.  Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues.

Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëhetë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë.   Pyetja duhet të jetë: A ka përfituar ndonjë pasuri deputetja Olta Xhaçka nga organet e shtetit dhe organet e pushtetit vendor? Ajo nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari përfituese nga pronat e shtetit dhe nuk rezulton e provuar se ajo ka përfituese. Pra, rasti i saj nuk shkel nenin 70, pika 3, e Kushtetutës”, ka thënë ndër të tjera avokati.

Zjarr Tv Ad