Oltion Bistri në krye të Operacionales, emërohet drejtori i ri i Policisë së Lezhës

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vehbi Bushati, drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shetit, do të jetë nga sot kryepolici i Lezhës. Prezantimi i drejtorit të ri të DVP Lezhë është bërë mesditën e sotme nga nga nën/drejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, i cili ka vlerësuar kontributin e deritanishëm dhe profesionalizmin e Bushatit.

Emërimi i Vehbi Bushatit vjen pas largimit të Oltion Bistrit, i cili me urdhër të Gledis Nanon mori në “dorë” Forcën Operacionale.

Dervishaj ka theksuar se ishte besimplotë se Vehbi Bushati do të përmbushë me sukses detyrën si drejtues i Policisë së Lezhës, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, goditjen e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e krimeve kundër personit dhe pronës, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër.

Ndërkohë, vetë Bushati siguroi vartësit se njohja dhe vlerësimi për ta do të bëhet nëpërmjet rezultateve në punë dhe performancës së tyre në komunitet. Ai kërkoi nga secili prej të pranishmëve, që siç do të jetë e hapur dera e zyrës së tij për të dëgjuar  qytetarët dhe t’u shërbyer atyre, ashtu edhe ata, së bashku me vartësit e tyre duhet të jenë të angazhuar maksimalisht për t’i shërbyer aleatit kryesor, qytetarit, me qëllim përmbushjen sa më mirë të misionit të përbashkët.

Zjarr Tv Ad