“Omonia” padit Artan Hoxhën në gjykatë, gazetari: Duan të kapin censusin e të na mbyllin gojën

0
308
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organizata e minoritarëve grekë “Omonia” ka paditur në gjykatë gazetarin e njohur Artan Hoxha, lidhur me deklaratat e tij për Fredi Belerin.

Është vetë gazetari Hoxha ai që ka treguar për padinë ndaj tij, duke thënë se deri tani nuk është thirrur ende. Hoxha tha se kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën gazetarëve dhe për të fshehur të vërtetën.

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha tha se qëllimi i insistimit të Greqisë për Belerin është që ai të jetë në krye të Bashkisë së Himarës për të menaxhuar regjistrmin e popullsisë në këtë zonë.

Hoxha tha se kryebashkiakët kanë për detyrë të ngrenë dhe menaxhojnë grupet e punës për censusin që do të nisë pas disa ditësh, ndaj dhe duan Belerin në Himarë. Greqia e pretendon Himarën dhe fshatrat rreth saj si zona minoritare, megjithëse ky pretendim nuk mbështetet në asnjë fakt apo dokument historik.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Artan Hoxha:

I kanë çuar një letër kolegëve të mi në redaksi dhe u kanë thënë mos bini pre të informacioneve të këtij gazetari. Se ata mendojnë se ia kam bërë unë me informacionet që kam nxjerrë. Kryetarët e bashkive kanë ngritur grupet e punës dhe po kontrollojnë grupet e punës në censin që po bëhet tani. Dhe nëse do ishte, Beleri do kishte censin në dorë për Bashkinë e Himarës.

Te censi për Bashkinë Finiq dhe Dropull e kanë caktuar vetë grupin e punës dhe i kanë thënë personelit shqiptar mos u afroni fare këtu. Unë kam një çështje direkte me “Omonian” dhe Belerin, një padi, në fillim më thanë se më kanë bërë padi në SPAK por nuk më kanë thirrur deri tani.

Gjithë ideja është që t’u mbyllin gojën gazetarëve në Shqipëri që të mbulojnë të vërtetën.

Zjarr Tv Ad