“Open Balkan do të thotë Ballkan i Shqyer”, Shpëtim Idrizi kundër Ramës: Ne na duhet vetëm Shengeni Kuq e Zi, të bashkohemi me Kosovën

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka sulmuar ditën e sotme iniciativën ‘Open Balkan’ që ka ndërmarrë Kryeministri Edi Rama së bashku me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Duke cituar një diplomat, Shpëtim Idrizi thotë se kjo iniciative më mirë do të emërtohej si ‘Ballkan i Shqyer’, duke shprehur në këtë mënyrë kundërshtinë e tij.

Ai më tej shprehet se Shqipërisë i nevojitet vetëm Shengeni Kuq e Zi, pra një bashkim dhe heqje barrierash me Kosovën, që duhet të shërbeje si bazë për të gjitha iniciativat e tjera.

“Sigurisht që kemi qenë të gjithë entuziastë kur zoti dhe aleatët e mëdhenj sollën pavarësinë e Kosovës. Një tregues tjetër se po besove te ee drejta një ditë ajo do të realizohet. Menduam që çështja shqiptare në Ballkan ka marrë peshën e saj. Dy shtete shqiptare është i rëndësishëm. Por mbas shumë vitesh shohim sot vazhdojnë të fryjnë erëra të ftohëta në Ballkan. Po përsëritetn pllaka tektonike të 100 viteve më parë. Ne duhet ta kemi koshiencën. Për këtë arsye ishte në nderin e Shoqatës Çamëria për të promovuar dy libra që duhet të jennë udhërrëfyes për kryeministrin dhe Ministren e jashtme, çështjen e detit dhe vetëvrasjen e Kosovës diplomatike. Sot diskutojmë Open Balkan dhe shohim se Kosova 700-800  milionë euro me Serbinë, ndërsa me Shqipërinë ka vetëm 1/3. Open Balkan apo siç e quajti diplomati i shquar si ‘Ballkani i Shqyer’. Nuk do një arsyetim të madh për të kuptuar se ne kemi vetëm një Shengen, ku duhet të fillojmë gjithçka, Shengenin Kuq e Zi, Shqipëri, Kosovë. Të heqim barriera, të bashkohemi midis vetes sepse fatkeqësisht sot jemi më të larguar se kurrë. E falenderoj diplomatin e shquar për këto dy udhërrëfyes”, tha Idrizi.

Zjarr Tv Ad