Ore a jemi në vete apo jo?

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Artan Fuga

Në vend të shohim si t’i zhvillojnë shkencat mbi historinë dhe pasurinë tonë kombëtare, për ta nxjerrë në dritë, pra në vend të merren me shkencë në shërbim të lulzimit të vlerave tona kombëtare, merren me sharje, me fyerje, me egon si të bëjmë të ruajmë postet tona për jetë, mundësisht edhe pas vdekjes, atje në parajsë ku e kanë vendin!

Ndërkaq vlerat tona kombëtare vuajnë nën thundrrën e burokracisë të institucionit, janë lënë të myken nën presionin e dogmave staliniste të shekullit të njëzetë, na i rrëmbejnë të tjerët, dhe ndërkaq miliona euro menaxhohen si mos më keq!

Nuk kemi lënë sharje pa gëlltitur për kombin tonë që e kemi fabrikuar me duart tona dhe e mbajmë mbi kokë si gjyle meqë katër a pesë vetë uzurpojnë gjithçka.

Possssiiii :

Shqiptarët kanë pasur besime fetare të dobëta!

Posiiii:

Kanuni qenka gjakmarrës dhe gjakpirës!

Posiiiii:

Muji dhe Halili, Rozafa qenkan gjithçka vetëm shqiptare dhe arbërore joooo!

Posiiiii:

Ne qenkemi popull pa feeeeee, pa din, pa iman, ateist nga genet tona barbare!

Posiiiiii:

Muzetë tona gjoja për traditën, nxjerrin ca shtylla heleno – romake!

Posiiiii :

Pashallëqet tona madhështore, qenkan xhungla terrori të Pashait, prandaj zhduki nga muzetë!

Posiiiiii, Vaso Pasha paska qenë ateist, kundër besimeve!

Posiiiii çiftelia qenka serbe! Posiiiiii!

Posiiiii: qenkemi ndarë në Gegë dhe Toskë, a thua se nuk jemi shqiptarë.

Posiiii: qenkemi themeluar si komb jo si gjithë bota në shekujt e daljes nga Mesjeta, por në shekullin e 19-të!

Posiiiii: Skënderbeu paska qenë palltar, se çfarë ka pasur në kokë si ideal, e ç’na u dashka!

Ore a jemi në vete apo jo?

Cfarë bëhet mo?

Zjarr Tv Ad