“Ore maskara!”/ Agravon debati në studio, Alfred Lela i hedh shishen analistit: Po mbron një politikë të papranueshme

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debati mes analistit Fitim Zekthi dhe gazetarit Alfred Lela ka agravuar në studion e emisionit Open në News24.

Ka qenë Lela ai që i ka hedhur shishen Zekthit, pasi ky i fundit e akuzon se mbron një politikë të papranueshme dhe se ka mbrojtur edhe Ramën, edhe Metën, përveç Berishës.

Zekthi: Është e papranueshme të më ndërpresësh fjalën. Ke një orë dërr dërr. Ta qaj hallin, por..

Lela: Çfarë halli kam unë Fitim

Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme

Lela: Për cilin hall e bëj, përveçse dua?

Zekthi: Mbron një gjë jo parimore. Dhe jo parimore është të mbrosh politikanë që kanë 34 vjet në pushtet që kanë vjedhur këtë vend. Mbron parti doganierësh, parti njerëz që kanë vjehdur pronat, kanë bërë zullumin

Lela: Ti ke qenë kandidat për deputet, turp të të vijë që ke pranuar. Unë nuk kam patur asnjë rol në atë parti.

Zekthi: Ti ke mbrojtur parti të tjera, ke mbrojtur Ramën, Metën, unë s’i kam mbrojtur kurrë ata. I lëmë këto gjëra

Lela: O ti unë kam ikur nga media Mapo për të mos mbrojtur Edi Ramën, si s’të vjen turp (Hedh shishen)

Lela: Unë për të kam ikur! Sharlatan

Zekthi: Ti Alfred, e teprove, mos e tepro më

Lela: Unë të bëj qëndresë për një personazh si Sali Berisha, ti më thua mua se paskam shkuar… ti ke qenë kandidat për deputet, anëtare kryesie.

Zjarr Tv Ad