Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve dhe orë të plota me diell.
Temperaturat në orët e mesditës do të jenë disa gradë më të larta se ato të zakonshme për periudhën që ndodhemi.
Parashikimi i motit:
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve dhe orë të plota me diell edhe pse sdo të mungojnë vranësirat për ditën e Martë dhe atë të Premte të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
Vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore më të ngrohta dhe orëve me diell temperaturat në orët e mesditës do të jenë disa grad më të larta se ato të zakonshme për periudhën që ndodhemi.
Gjithashtu në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore dhe jo vetëm parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.