Pacolli: Nëse emri JASHARI shqetëson FIFA-n, gjobën ndaj Granit Xhakës do e paguaj unë

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është nën hetim nga FIFA dhe rrezikon të dënohet për shkak se festoi fitoren ndaj Serbisë me bluzën e shokut të ekipit Arton Jashari.

Por mbiemri Jashari në fanellën e ekipit që eleminoi Zvicrën nga Botërori, u pa si provokim nga serbët që e lidhën atë me komandantin legjendar Adem Jashari.

Lidhur me këtë ka reaguar ish presidenti i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli i cili thotë se ka komunikuar me Xhakën, dhe e ka njoftuar atë se është i gatshëm t’i paguajë gjobën, nëse dënohet nga FIFA.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shprehet Pacolli.

Zjarr Tv Ad