Paloka publikon vendimin: S’paskemi qenë të dehur siç përsëriste i shpërfytyruari

0
254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, njëherazi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka publikuar vendimin e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend, që e ka përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit bashkë me deputetin tjetër Bujar Leskaj.

Në dokument tregohen edhe arsyet e këtij vendimi skandaloz.

Në shkresën e publikuar theksohet se vendimi është marrë për dy deputetët e PD-së pasi ‘kanë përdorur fjalë fyese për kryeministrin’ dhe ‘kanë bërë sjellje të pahijshme në senacë plenare duke shkelur etikën’.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka kujton deklaratat e Ramës se ata ishin të dehur gjatë seancës plenare.

“Çudi, nuk paskemi qenë ‘të dehur’ siç përsëriste i shpërfytyruari në seancë plenare!!! Në fakt thjesht i kthyem restin për lumin e sharjeve dhe fyerjeve që ai lëshoi një ditë më parë ndaj opozitës dhe kjo është më e pakta që ai meriton”, shkruan Paloka.

Linku i postimit:

https://www.facebook.com/photo?fbid=3077169719247660&set=pcb.3077170399247592

Zjarr Tv Ad