Paloka, replikë me Xhaçkën dhe Ramën: Po ata mijërat që ‘kanë hapur çadrat’, janë ‘Investitorë strategjikë’?!

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Edi Paloka ka ngacmuar më thellë në përgjigjet “e pafajësisë” së Kryeministrit Edi Rama dhe të ministres së tij Olta Xhaçka, që tentuan të dy sot ta konsideronin si krejtësisht normale, ngritjen e një resorti në bregdet, në Dhërmi, nga bashkëshorti i ministres në një konflikt të hapur interesi.

“Po atëherë, për çfarë i duhet statusi i investitorit strategjik bashkëshortit të Xhaçkës?!” është pyetje përvëluese e Palokës në komentin e tij në Fb.

“Sapo dëgjova Ramën duke mbrojtur qeveritarin e radhës, siç ka bërë deri tani me të gjithë trafikantët, kriminelët e të korruptuarit që ka zgjedhur e mban rreth vetes, – shkruan Paloka në Fb. – Rasti është i Olta Xhaçkës. Sipas Ramës, dhe vetë Xhaçkës, bashkëshorti i ministres nuk ka bërë asgjë më shumë se sa mijëra biznesmenë të tjerë që paskan marrë të drejtën “të hapin ca çadra në bregdet…”

Po atëherë, për çfarë i duhet statusi i investitorit strategjik bashkëshortit të Xhaçkës?! Ata mijëra të tjerët që kanë ”hapur çadrat”, e kanë dhe ata statusin e investitorit strategjik? Rama as nuk lodhet më të gjejë justifikime për shkeljet ligjore, abuzimet dhe krimet e tij dhe qeverisë së tij. Prandaj rruga dhe protesta mbeten e vetmja mënyrë për të reaguar!” përfundon Paloka.

Justifikimi i Ramës: “Ka marrë në shfrytëzim një pjesë në plazh si rezultat i disponimit të një prone private. Në nga ato mijëra subjekte është edhe subjekti në fjalë. Çfarë duhet bërë në këtë rast?!…Po ndodh ajo që ndodh në mijëra subjekte private që kanë pronën, hotelin, shtëpinë e tyre e me radhë dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës së tyre private.”

Justifikimi i Xhaçkës: “Nëse do të më thoni një cm katror tokë publike, një lek para publike përfituar nga unë ose bashkëshorti im atëhërë do t’jua thosha nëse i kemi pasuritë e përbashkët.”

Zjarr Tv Ad