Pamje të Klement Balilit para dorëzimit, ja çfarë thotë nipi

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili ka treguar arsyen që e çoi ‘Eskobarin e Ballkanit’ që të vetëdorëzohej.

“Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar, kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën”- thotë ai në një intervistë për “Ora News’.

I pyetur se ku kishte qenë Balili gjatë gjithë kësaj kohe, nipi i tij tha:

“Nuk pata mundësi ta pyesja, vetëm e shoqërova dhe u dorëzua. Nuk ka qenë fare e vështire, në moment që dosja do të shkonte në gjyq, ai i kishte thënë familjarëve që nuk do të fshihej, por do të shkonte të përballej me drejtësinë. Nuk ka pasur asnjë kusht për këtë”, thotë më tej ai.

I pyetur nëse Balili ka kërkuar garanci për të mos u ekstraduar drejt Greqisë, Rigelsi thotë: Asnjë garanci, ai ka thënë se është i pafajshëm, ka deklaruar se nuk mund të rrinte në paraburgim sa kohë që të bëhej dosja për gjyq, kur u bë gati, atëherë u dorëzua, nuk është arrestuar.

Makina tip ‘Benz’ me targa AA 247 TC ku Balili udhëtoi për herë të fundit në liri për t’u dorëzuar në policinë e shtetit i përket një kompanie ndërtimi në Sarandë. Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu. Report Tv siguron edhe pamjet kur ai u shoqërua nga eskorta në masa të forta sigurie drejt kryeqytetit, ndërsa tani ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

 

Zjarr Tv Ad