PAMJE TË RËNDA/ Edukatoret tërheqin zvarrë dhe dhunojnë 3-vjeçarin në kopësht

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopësht në Fushë Kosovë, ku një i mitur është rrahur brutalisht nga dy edukatoret dhe kuzhinierja.

Ngjarja ka ndodhur në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, ku punonjëset kanë dhunuar 3-vjeçarin. Ka qenë familjari i të miturit, Fatos Geci, i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar pamjet e rënda ku shihet teksa dy edukatoret dhe kuzhinierja e kësaj çerdhe kanë rrahur pa mëshirë të miturin.

Më tej ai shton se 3-vjeçari ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka kërkuar nga organet kopetente një reagim të menjëhershëm lidhur me këtë ngjarje.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren!

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar ai sipër videos.

https://www.facebook.com/watch/?v=268432639442102

Zjarr Tv Ad