Pampuri firmosi 2 herë për shkarkimin e Bardhit, Sula: E turpshme, duan të japin përshtypje sikur kanë shumicën

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Dashnor Sula e ka quajtur të turpshëm aktin e Oriola Pampurit , e cila kishte fimosur dy herë dokumentin ku kërkohej t’i hiqeh vula sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe t’i kalohej Indrit Sefës.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai thotë se ky akt është për të ardhur keq, teksa shkruan “e turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes. Që këtu kuptohet se në “çfarë nivelesh jemi”.

Postimi i plotë i Sulës:

Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla.

“Lideri Evropian” që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme.

E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes.

Që këtu kuptohet se në “cfarë nivelesh jemi.

Disponimi i vules eshte ceshtje e statuti jo vullnet i individeve personal.

-Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak.

Zjarr Tv Ad