Panairi i 26-të i librit hap dyert nga data 15 deri në 19 nëntor

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të mërkurën në Tiranë nis aktiviteti më i rëndësishëm kulturor i trevave shqiptare, Panairi i Librit 2023.

Këtë vit janë një sërë shkrimtarësh të huaj që pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Me pothuajse 100 ekspozues, të gjithë do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin librat që dëshirojnë por gjithashtu të marrin pjesë në aktivitete, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit përfshin Lilian Thurami, futbollisti i shquar francez I cili do të prezantojë librin “Mendimi i bardhë”.

Ai është autor i disa veprave të cilat trajtojnë tema të diskriminimit dhe ka marrë disa çmime të rëndesishme për këtë veprimtari.

Shkrimtar Italian Alessio Puleo, shkrimtarja Italiane Viola Ardone, Ilide Carmignani një nga përkthyeset më të shquara italiane, e njohur veçanërisht si “zëri” i Luis Sepúlvedas, Roberto Bolaños, Jorge Luis Borgesit, Julio Cortázarit etj

Panairi i Tiranës, është eventi më i madh më i rëndësishëm në fushën e kulturës, që mbledh të gjitha ngjarjet më interesante të librit, gjatë një viti.

Zjarr Tv Ad