Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale, pas debateve që u bënë sot në Kuvend teksa diskutohej për rezolutën e njohjes së gjenocidit serb në Bosnje.
Kikia shigjeton gjuhën fyese që përdorën sot politikanët shqiptarë dhe paralajmëron se me gjendjen në të cilën po zhytet vendi në të ardhmen do të na duhet të bëjmë edhe një rezolutë për gjenocidin që politika po bën ndaj shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Po me genocidin po bëni ndaj shqiptarëve kur do të merreni?
Parlamenti shqiptar është kthyer në parlament qokash
Fillimisht një rezolutë për të njohur genocidin serb në Bosnje. Shumë zhurmë këtu, e votojmë se votojmë. Dhe më në fund, mazhornaca e ulit “hundën”.
E njohëm ne genocidin serb në Bosnje!
Edhe kujt i pl…? Kishte mbetur ta njihnim ne? E ka njohur e gjithë bota atë që u bë në Srebrenicë.
Tani të bëjmë rezolutë për krimet serbe në Kosovë.
Ok, ska ndonjë të këerqe. Por nuk ka punë më të mëdha për të bërë ky parlament?
Po me genocidin kundër shqiptarëve këtu në Shqipëri kush dhe kur do të merreni?
Para se të merremi me genocide që sot i përkasin historisë, merruni me genocidin e Juntës financiare të korrupsionit që po e zbraz Shqipërinë. Po po, po e zbraz në gjithë kuptimin e fjalës.
Ikin, vetëm ikin.
Linjde me pak, çdo vit e më pak.
Të moshuar që shtohen dhe vdekjet më shumë çdo vit.
Bie konsumi, bie tregu, bie ekonomia…
Pas nja dy dekadash, gjenerata politike që do të vijë(shpresojmë që Rama dhe Berisha të kenë vdekur deri atëherë), do të duhet të miratojë një rezolutë për genocidin ndaj shqiptarëve.
Nëse doni të kuptoni përfundimisht se përse shqiptarët ikin, se përse ata nuk kanë asnjë fije besimi tek kjo qeveri e tek kjo klasë politike, shikoni seancën e sotme plenare. Një tufë burra e gra që shahen e mallkohen me fjalor rruge. Kush të bëjë më atdhetarin e më të mënçurin. Kush të përgojojë, pështyjë, mallokojë, shajë, ofendojë më shumë kundërshtarin.
Të gjithë ironikë, të gjithë cinikë, të gjithë idjotë.
Të gjithë të pështirë.
Para dy ditësh, kryeministri britanik Boris Johnson dorëzoi zyrtarisht detyrën, pasi dha dorëheqjen.
Ju falenderoj të gjithëve- tha. Ata që më mbështetën dhe ata që më rrëzuan. Po i lë nja dy porosi atij që do të vijë:
Mbështete Ukrainën
Mbështet liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka rëndësi Twitteri, por ata që na sollën këtu.