Parti të reja në vend? Publicisti i njohur habit me deklaratën e papritur: Shfaqin interes individë e jo grupe, kjo i bën të pashpresë synimet e tyre

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur mbi partitë e reja që mund të krijohen në Shqipëri, regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Arnautistan” se po sheh individë dhe jo grupe që po ndërmarrin nisma.

Shumë njerëz tashmë janë të bindur se opozita s’e rrëzon dot qeverinë nga pushteti. A e rrëzojnë apo jo partitë e reja është çështje tjetër, por s’shohin më shpresë të opozita. Këto ditët e fundit kam dëgjuar nga 3 individë që kanë shfaqur interes për krijim partie, një është Evi Kokalari, që do themelojë një parti konservatore, si do të quhet nuk e di sepse e kemi një parti konservatore. Ka qenë Florian Haçkaj që ka thënë edhe ai që do ndërmarrë nismën për të krijuar një parti. Dhe i fundit ka qenë Adriatik Lapaj që ka thënë se do të propozojë disa ndryshime ligjore, nëse nuk bëhen, do krijojë një parti.

Po shohë individë që po ndërmarrin nisma, jo grupe, kjo nuk është gjë e mirë. Evi Kokalari është figura e vetme e ekspozuar në publik. Nga Adriatik Lapaj më vrau veshin fraza që thoshte ‘do t’u kërkoj qytetarëve që të më mbështesin’ për të udhëhequr një parti. Pa u bërë një parti ai e ka vendosur që do jetë kryetar dhe kjo s’premton më mirë. Florian Haçkaj tha se ne do jemi parti e qendrës së djathtë sepse s’jemi ekstreme, kjo më shkaktoi pak habi, nervozizëm.

Dy do jenë parti të majta, përfshi edhe Haçkajn, shpresoj të jetë parti vërtet konservatore ajo e Kokalarit.

Zjarr Tv Ad