Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas Tiranës e cila nuk mundi ta kalonte dot me sukses testin e parë europian, është radha e skuadrave të tjera Shqiptare që të tregojnë veten në arenën ndërkombëtare.
Në orën 18:00 skuadra e Partizanit do të përballet në Gjeorgji me vendasit e Saburtalo me trajnerin Mehmeti që do të kërkojë të marrë maksimumin që në takimin e parë.
Dy orë më vonë në orën 20:00 Laci që e mbylli kampionatin në vendin e dytë do të pres në “Elbasan Arena” malazezët e Iskras. Ndeshja e Lacit do të drejtohet nga Durieux arbitrër nga Luksenburgu.
Po në orën 20:00 Shkëndija e Tetovës do të pres në shtëpi armenët e Ararat Yerevan. Ndërsa në orën 20:30 skuadra e Llapit do të luaj në Mal të Zi përballë vendasve të Buducnost.