Kardiokirurgu Edvin Prifti ka folur për të vërtetën e tij lidhur me paratë që iu gjetën në banesë, gjatë hetimeve. Ai tha në “Quo Vadis” se çdo qindarkë e ka të justifikuar, por drejtësia mbylli sytë dhe zhduku provat. Kardiokirurgu Edvin Prifti u shpreh se është mjaft i zhgënjyer se si u trajtua në Shqipëri.
Intervista:
Prifti: Duke më përgjuar në shtëpi mua, çdo gjë familjare që bëj dhe që kam. Duke u fokusuar te këto elementë, dhe ti e di që unë kam një sasi parash në shtëpi në bazë të një marrëveshjeje që kam bërë. Ti më vjen në datë 9 shkurt dhe më sjell një letër për sekuestrimin e kartelës në punë, kjo është e kuptueshme se çfarë po ndodhte, shtëpia ime bastiset 2 ditë më mbrapa. Unë nuk kam thyer asnjë ligj, mua ligji shqiptar më jep të drejtën që kursimet e mia ti mbaj ku të dua unë. Ligji shqiptar më këkron origjinën.
Gazetari: I keni ju të gjitha të justifikuara?
Prifti: Padyshim, ato janë justifikuar me një ekspertizë kontabël që ne e kemi depozituar 12 më 13 dhjetor 2021. Pas 3 vitesh më 8 shkurt mua më thonë që se kemi këtë dosje, dosja kishte fluturuar.
“I zhgënjyer nga Shqipëria”, Prifti: Gjeta njerëz që shisnin shtëpitë për t’u operuar në Turqi
Gazetari: Më bëri përshtypje te kjo pjesa e shkencëtarëve që po flisnim më parë për rankimin botëror emri juaj është i pari, është edhe Genc Byrazeri, jeni të dy në SPAK, është pak ironike qasja që ka Shqipëria në raport me shkencëtarët dhe në raport me shkencën, jeni i zggënjyer nga vendi juaj?
Prifti: Po.
Gazetari: Ndjeheni i zhgënjyer.
Prifti: Mendoj që unë kur kam ardhur në Shqipëri, kur u ktheva pas 12 vitesh.
Gazetari: Pas një eksperience në Itali, Kanada dhe SHBA, pse u kthyet?
Prifti: U ktheva për arsye ekzluzivisht familjare. Pastaj duke ndenjur me familjen fillon marrdhënia tjetër, pastaj u bëra me vajzë. Kur jam kthyer në Shqipëri në fillim kam gjetur një vend që bënte 250-300 operacione në vit me zemër të hapur. Ishin dy chartera që niseshin çdo ditë nga Rinasi në Stamboll me njerëz që shisnin apartamentet e tyre dhe operoheshin në Turqi.
Nga SPAK, mjeku Edvin Prifti akuzohet për “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash. Hetimet për të u mbyllën në shkurt të këtij viti, duke i shtuar përveç akuzave të korrupsionit, fshehjes së të ardhurave, pastrimi i parave, edhe akuzën e vjedhjeve. Bëhet fjalë për një grant që ai do të duhej që ta investonte në pavionin e kardiologjisë ku shërbente në QSUT, të cilin sipas Prokurorisë e ka përvetësuar pjesërisht.
Edvin Prifti u arrestua, më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Madje së fundmi i është hapur edhe një dosje e re. Prifti është kallëzuar nga një person që pretendon se i ka lënë nënën të vdesë dhe nuk i ka dhënë mjekimin e nevojshëm pasi nuk ka marrë paratë që ka kërkuar. Emri i Priftit doli dhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, si dhe akuzohet për përfshirje në tenderin e QSUT. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.