Analisti Ben Andoni i ftuar në Panorama TV ka folur për rastin e zyrtares së lartë të qeverisë Alda Klosi të cilës iu vodhën 120 mijë euro nga sanitarja Rozeta Dobih në banesë duke thënë se punonjësit e Ministrive në vendin tonë mendojnë se si të bëhen njerëz me status financiar shumë të madh.
Duke dhënë rastin e një ministri të Financave në kohën e Mbretit Zog që sipas tij vdiq i varfër, Andoni deklaroi se Shqipëria është e mbushur me paradokse. Sipas tij, janë pikërisht këto paradokse që bëjnë qytetarët shqiptarë që të largohen përditë nga vendi ynë.
“Është nga pyetje më të lehta për tu përgjigjur sepse është realiteti ku po jetojmë në sensin që njerëzit që merren me financa te ne mendojnë që pas lënies të jenë njerëz me status financiar shumë të madh. Dua të sjell një nga ministrat tanë të financave në kohën e Zogut që ka vdekur i varfër dhe këtë kam pasur në kokë kur kam shtruar paradokset te shkrimi, Shqipëria është e mbushur me paradokse siç ishte rasti i zonjës po nuk dua ta zgjas sepse është drejtësia që duhet të vendosë pikat mbi 1 janë këto paradokse që i bëjnë shqiptarët të ikin përditë”, tha ai.