PD çon në SPAK projektin e Portit të Durrësit, kallëzon Ramën, Ballukun e Ahmetajn

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike paditi këtë të premte në SPAK, projektin sipas saj korruptiv të Portit të Durrësit. Kryetarja e Komisionit të Apelimit në selinë blu, Adriana Kalaja, deklaroi për mediet se kallëzimi është kundër Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt dhe çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë. Sipas Kalasë, projektligji do të shpallet antikushtetues, ashtu siç ndodhi me ligjin special “Fusha”, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

“Sot kam depozituar një kallëzim kundër kryeministrit Edi Rama, zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, kundër Ministres së Financës Delina Ibrahimaj e kundër çdo zyrtari tjetër, i cili do dali i implikuar në aferën korruptive në Portin e Durrësit. Unë jam pjesë e grupit të PD që kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin 145 të 2020. Marrëveshja e mbrëmshme do t’i bashkangjitet me një kallëzim po këtij kallëzimi në ditët në vijim. Ky ligj do të shpallët antikushtetues sepse do të ketë të njejtin precedent si ligji special Fusha”, tha Kalaja.

Zjarr Tv Ad