PD mbledh Kuvendin më 2 shtator, deputeti Çollaku zbulon çfarë pritet të ndodhë

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, zbuloi gjatë një lidhjeje direkte për Euronews Albania, detaje nga Kuvendi Kombëtar që pritet të mbajë Partia Demokratike më dy shtator.

Sipas deputetit, me mbledhjen e Kuvendit PD synon t’i japë fund paqartësive dhe përplasjeve që kanë shoqëruar Partinë Demokratike gjatë gjithë kësaj periudhe përplasjesh mes dy grupimeve.

Ai nënvizoi se Kuvendi Kombëtar do të shërbejë si pikënisje për hapjen e fushatës për përballjen e Partinë Demokratike me qeverinë.

Ai tha se pas dy shtatorit Partia Demokratike do të bëjë një vlerësim të situatës dhe një formatim të të gjithë strukturave të brendshme të partisë.

“Përveç një vlerësimi të situatës politike në vend, situata me zhvillimet e shumta politike kërkon një përgjigje nga Partia Demokratike në formë të strukturuar. Kuvendi Kombëtar është organi më i rëndësishëm i Partisë Demokratike në një cikël 4- vjeçar, patjetër do të ketë edhe një debat dhe parashikohen diskutime mbi ndryshime statutore për funksionimet, të cilat mendojmë që eksperencën e gjithë këtyre viteve pozitive apo negative do ta materializojmë në një riformatim të ri të strukturave të Partisë Demokratike. Do të jetë edhe një proces që do të shtresëzohen, do të hidhen bazat e strukturave të reja të partisë. Pritet një lëvizje që do të prekë çdo segment dhe çdo strukturë të Partisë Demokratike nga qëndra deri në qelizën më të fundit”, – tha Çollaku.

Zjarr Tv Ad