Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një prononcim për mediat është shprehur se nesër (2 shtator) nuk ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së, ndrysh nga çfarë ka thirrur Lulzim Basha.
Bardhi shtoj se Partia Demokratike momentalisht është pa kryetar dhe se ky problem është një çështje e brendshme dhe se duhet të zgjidhet. Ai bëri thirrje që deputetët e opozitës të gjejnë një zgjidhje dhe se luftën kryesore ata e kanë më Edi Ramën.
Sekretari i Përgjithshëm i PD u shpreh se mos zgjidhja e ngërçit në PD po jep një mesazh shumë të keq nga opozita në drejtim të popullit.
“Nuk kam dijeni se çfarë bën zoti Basha, ajo që di unë me siguri është që nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Secili deputet është i lirë të mendojë çfarë të dojë brenda kampit opozitar.
Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale.
Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë”- shpreh Bardhi.