PD tregon ‘faktet’: Ja pse Dako duhet të arrestohet

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike deklaroi sot se “Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen “339”. Vangjush Dako rezulton autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat, ndaj duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.”

Deklarata u bë nga deputetja e PD, Albana Vokshi: “Dosja  “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Dosja “339-a” është faktimi i asaj  që panë  vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Dosja “339” vërteton pa asnjë dyshim më :

Se zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin,

10-15 deputetë u blenë nga krimi,

Se ky Parlament është i paligjshëm dhe

Se Edi Rama është një kryeninistër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka në dosjen “339”!

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!” përfundoi Vokshi.

 

Zjarr Tv Ad