Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Teksa në Kuvend po debatohej mes Gazmend Bardhit dhe Lindita Nikollës për kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, deputeti Agron Gjekmarkaj ka ndërhyrë duke ironizuar Lulzim Bashën.
Gjekmarkaj u shpreh se për 10 vite me matematikën e Bashës nuk i kanë dalë llogaritë.
Matematicieni në fjalë – tha Gjekmarkaj- ka 7 numra dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të bëhen 49.
“Ne për fat të keq kemi pasur probleme me matematiken 7 herë 7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dalë llogaritë për 10 vite. Matematicieni në fjalë ka 7 numra dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të bëhen 49. 49 janë në krahun tjetër përballë 7, nuk ka politikë që mund ti ndryshojë dhe çdo përsiatje ngjan e kotë kur numrat janë të qartë. Është e kot të vazhdohet ky debat”, tha deputeti i PD.