“Përçmuan jetët e pushkatuara”, Unioni i ish të burgosurve politikë kërkesë Yuri Kim: Dënoni sjelljen e deputetëve në Kuvend

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Unioni mbarëkombëtar i ish-të burgosurve politikë në Shqipëri kërkon që ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim të dënojë qëndrimin e deputetëve në seancën e 17 nëntorit.

Sipas unionit deputetët e PS nuk mbajtën as edhe një minutë heshtje në parlament për jetët e humbura të të pushkatuarve gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Komuniteti i ish-të burgosurve politikë ndihet i përçmuar nga deputetët e parlamenti shqiptarë, ndërsa kërkojnë që të përcaktohet një ditë kujtese për 6 mijë të pushkatuarit nga Enver Hoxha.

“Sot pas 32 vitesh pluralizëm familjet tona po njohin urrejtjen e trashëgimtareve të komunistëve. Përçmimin nga deputetët për ish të burgosurit politikë. Ku janë grupi i të drejtave të njeriut? Yuri Kim dënoni urrejtjen e këtyre deputetëve që manifestuan seancën e 17 nëntorit. Mos u bashkoni me heshtjen e politikës shqiptare që vrau intelektualët më 17 nëntor 2022. Urrejtja duhet dënuar.

Kuvendi i Shqipërisë të dënojë grupin parlamentar të drejtuar nga Balla . Deputetët e PS nuk mbajtën as një minutë heshtje, ata përçmuan jetët e të pushkatuarve. Përçmim nga deputetët për jetët e humbura. I kemi kërkuar parlamenti shqiptar që të caktojë një ditë kujdese për 6 mijë të humburit që i ka pushkatuar diktatura e Hoxhës”, u shpreh Unioni nëpërmjet një deklarate për mediat.

Zjarr Tv Ad