Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një lokal është përfshirë nga flakët në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheq i Vogël të këtij qyteti, ku si pasojë e flakëve është shkrumbuar pjesa më e madhe e lokalit.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se lokalin prej 15 vitesh e kishte marrë me qira shtetasi Agron Malaj.
Flakët kanë ardhur nga ambienti ku piqej mishi, i cili ishte ishte me strukture druri gjë që ka ndihmuar në përhapjen e shpejte të flakëve. Punonjësit sapo kanë konstatuar flakët kanë dalë menjëherë jashtë.
Nga flakët u rrezikuan edhe disa banesa, por falë ndërhyrjes së zjarrfikëses flakët u vunë nën kontroll.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.