Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetja e PD, Flutur Açka në një deklaratë për media ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, lidhur me garën për zgjedhjen e kryetarit të ri ku tha se partia duhet të punojë me institucione.
“Ne do të donim që gjërat të ishin absolute, kjo parti duhet të kuptojë se duhet të punojë me institucione. Piramida e partisë duhet të funksionojë me të gjithë larushinë e saj. Askush prej nesh nuk mund të marrë pozicionin e strukturave të tjera”, tha ajo.
A do mbështesni rikthimin e Bashës?
S’mund ta them unë këtë, nuk e marr si vendim. Në zgjedhjet e 2021 kam qenë shumë e qartë, jam distancuar nga 4 kandidaturat, e kam detyrë të distancohem nga procesi”, tha ajo.