Përfundon seanca ndaj Saimir Tahirit, vendimi do të shpallet më 4 shkurt

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Apelin e Posaçëm ka përfunduar seanca ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit në Apelin e Posaçëm me një trupë të re gjykuese, duke iu përgjigjur vendimit të Gjykatës së Lartë.

Mëson se vendimi do shpallet më 4 shkurt ora 13:00, ndërsa Prokuroria i qëndron akuzave që ka bërë edhe në shkallën e parë, duke kërkuar dënimin e Tahirit me 8 vite burg. Ndërkohë që vetë Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia janë shprehur se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, duke lexuar konkluzione që janë thënë edhe më herët.

“Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, ne i qëndrojmë mbrojtjes që kemi bërë në shkallën e parë”, ka thënë avokati Maks Haxhia.

Ndërkohë që vetë Tahiri pretendon se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve.

Zjarr Tv Ad