Përgjaken rrugët, dy të vdekur dhe një i plagosur

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tjetër aksident i rëndë.  Vjehrri, nusja dhe djali 8 vjeçar janë përplasur nga një makinë teksa po prisnin në një ministacion tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës. Policia e Tiranës informon se 69 vjeçari i identifikuar me inicialet Xh. F. dhe nusja e tij 34 vjeçe e identifikuar me inicalet  E. F., kanë gjetur vdekjen ndërsa  fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve . Aksidenti u shënua rreth orës 07:40.  Mjeti tip “Toyota” me drejtuese 30 vjeçaren e identifikuar me inicialet  I. P., ka dalë nga rruga dhe i ka përplasur me makinë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Ky është aksidenti i tretë i rëndë brenda kësaj jave. Tetë persona, mes tyre 3 fëmijë humbën jetën nga aksidentet në rrugë.

Zjarr Tv Ad