Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha sot se përgjigjja e opozitës do të jetë politike pas masës shtrënguese të dhënë nga Gjykata për Sali Berishën dhe arrestimin e Jamarbër Malltezit.
Gjatë një ndërhyrje live në News 24, teksa po flisnin Fatos Lubonja dhe Klodiana Lala, Noka u përplas me gazetaren për akuzat e SPAK.
Noka: E gjithë është një sulm politik. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Pavarësisht se propaganda e Rilindjes mundohet të përhapë tymnaja dhe të fusë çështjen në kanale procedurale, çështja është politike. Malltezi është njeriu që ka nisur betejën kundër inceneratorëve. Sulmi vjen në momentin që Berisha është duke i mëshuar shumë çështjes së inceneratorëve dhe duke nxjerrë fakte që SKAP i partisë i fsheh. Sot Shqipëria ka një shtet privat dhe SKAP është një vegël në duart e shtetit privat për të luftuar kundërshtarin. E gjitha ka qëllim likujdimin e opozitës dhe krijimin e mercenaro-opozitës. Kushtetuta prevalon mbi çdo lloj procedure tjetër thuaj Klodit.
Lala: Këto thuaja prokurorit jo mua. Pse Berisha nuk e njeh vendimin e Gjykatës jo mua. Mua politikë mos më bëni. Unë gazetare jam. Unë kam raportuar edhe për inceneratorët, edhe për sterilizimin.
Noka: Ti bëj tam tamin e paligjshmërisë, por më dëgjo. Kushtetuta thotë në nenin 72 që deputetit nuk mund ti hiqet liria pa kaluar procedurën që duhet të njoftohet Kuvendi. Kur u arrestua Tahiri, kemi kërkuar si opozitë që deputetët të mos kenë imunitet. Ka qenë Rama dhe rilindasit pas tij që bllokuan heqjen e imunitetit. I them zonjës që Kushtetuta prevalon.
Lala: Nuk e keni me mua bejetën.
Noka: O zonjë të kam dëgjuar boll tani, më dëgjo ti se më keni ftuar.
Lala: Nuk mund të ngrini zërin siç e keni traditë. është e pamundur që unë të ulëras ndërkohë që zoti Noka ulëret paralelisht me mua.
Noka: Jo po më dëgjoni mua tani.
Lala: Rregullat nuk i caktoni ju tani.
Noka: Mos bëj tam tamet e regjimit dhe Edi Ramës.
Lala: Ore mos më trego tam tame regjimi mua, lëri dokrat me mua. Fjalët fyese ktheji mbrapsht.
Noka: Mos bëni zhurmuesen. Berisha nuk e firmos vendimin e gjykatës se është anti-kushtetues. është firmosur në kundërshtim me nenin 38 dhe 72 të kushtetutës. Ky është sulm politik dhe përgjigjen do ta marrë politike. Ai privatizim është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.
Lala: E thashë, por ju nuk dëgjoni çfarë themi.
Noka: Ke folur, ke një orë më dëgjo mua tani. Qeveria e PS ka nisur privatizimin. Nga terren sportiv në tokë truall e ka kthyer Edi Rama, jo Sali Berisha.