Përkeqësohet gjendja e Céline Dion, flet e motra: Medikamentet nuk po i bëjnë më asnjë efekt

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur Céline Dion, duket se është përkeqësuar, ku motra e saj e madhe Claudette, ka ndarë një tjetër lajm lidhur me shëndetin saj dhe lajmet nuk janë aspak të mira.

Kujtojmë se këngëtarja 55-vjeçare vuan nga një çrregullim i rrallë neurologjik, i njohur ndryshe si sindroma e njeriut të ngurtë, që prek sistemin nervor qendror (trurin dhe palcën kurrizore).

Motra e Céline, Claudette, tha për “Le Joiurnal de Montreal” ka treguar tani se këngëtarja po përpiqet të gjejë ilaçe që i bëjnë mirë.

“Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Linda që jeton me të dhe ajo më thotë se po vuan shumë. Nëse në një moment, zemra dhe trupi juaj po përpiqen t’ju thonë diçka, dëgjojeni para se të jetë vonë”.

Claudette vazhdoi duke thënë se Céline po punon jashtëzakonisht shumë për të ruajtur shëndetin e saj fizik dhe për t’iu rikthyer performancës në të ardhmen.

Duke diskutuar për rehabilitimin e saj, ajo shtoi: “Ne i besojmë asaj. Është e lindur, ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj… Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por shpresa është e rëndësishme”.

Në janar 2022, 55-vjeçarja anuloi turneun botëror të Courage në Amerikën e Veriut për të njëjtën arsye, duke thënë: “Unë me të vërtetë shpresoja se do të isha mirë të shkoja deri tani, por mendoj se thjesht duhet të jem më e durueshme dhe të ndjek regjimin mjekët më përshkruajnë”.

Zjarr Tv Ad