Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.
Burime bëjnë me dije se një autoveturë është përplasur me autobusin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Sipas News24 paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.
Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.