Përse protestuesit mblidhen poshtë ballkonit të Berishës? Përgjigjet Gazment Bardhi

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka treguar arsyen përse qytetarët protestojnë poshtë pallatit ku banon ish-kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në Top Channel, Bardhi ka deklaruar se kjo është një strategji e opozitës për të protestuar në disa forma të ndryshme.

Pyetje: Përse protestuesit shkojnë poshtë shtëpisë së Berishës dhe nuk protestojnë përpara parlamentit? Cila është strategjia që po ndiqni?

Gazment Bardhi: Besoj e kujtojmë që në dhjetë ka pasur protesta të qytetarëve përpara sallave ku zhvilloheshin seancat parlamentare.

Pyetje: Poshtë ballkonit të Berishës mblidhen dhe mbajnë fjalime atje.

Gazment Bardhi: Patjetër që mund të ndiqet strategjia e përfoljes së të dyjave mënyrave. Kemi diskutuar që kjo do të jetë fillimisht betejë e deputetëve të opozitës. Askush nuk fliste më përpara, ndërsa sot mbështetësi më i madh i Edi Ramës të mos flasi. Edi Rama është një frikacak që nuk lejon kontrollin e parlamentit. Së dyti unë nuk kam gjetur një nga cilido nga partnerët ndërkombëtarë që më ka mohuar që pengesat janë legjitime. Ata kanë bërë thirrje për dialog.

Zjarr Tv Ad