Automjetet e Shërbimit Sekret të Presidentit Biden, të cilat ishin marrë me qira u përfshinë nga flakë në një parking. Ngjarja ndodhi të hënën, një ditë pasi presidenti kaloi pushimet në Nantucket.
Biden e kaloi Ditën e Falënderimeve në ishullin e njohur në Massachusetts me familjen e tij javën e kaluar. Shërbimi Sekret mori me qira pesë automjete për të transportuar presidentin dhe familjen e tij dhe të pesë makina morën flakë.
Makinat të cilat u shkrumbuan janë një Chevy Suburban, Ford Explorer, Infiniti QX80, Ford Expedition dhe një Jeep Gladiator.
Automjetet ishin parkuar në aeroportin Nantucket dhe zjarri thuhet se u përhap vetëm 40 metra larg nga rezervuarët e karburantit. Për momentin nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin. Shtëpia e Bardhë është kontaktuar, por ende nuk ka një përgjigje, shkruan Fox News.