Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Xhafka

1-Elisa Spiropali shpesh e përmend Noc Rrokun. Po e kërkon me ngulm si Taulanti që kërkonte motrën?

-Çdo njeri në jetën e tij e ka një idhull. Enveri kishte Marksin, Rama ka Sorosin, ndërsa Spiropali ka Noc Rrokun.

2-Basha s’ka kandidat në Kukës, ama ka komisionerë. Ç’do numërojnë ata?

-Komisionerët e Bashës në zgjedhjet në Kukës dihet ç’do bëjnë. Do të numërojnë Noc Rrokun e Spiropalit.

3-Presidenti u nis për në SHBA me ekip mbi 20 persona. Po parukierja ç’i duhet atje?

-Presidenti nuk ka nevojë as për flokët e tij e as për leshtë e gruas. Parukierja i duhet të dredhë e shpërdredhë kaçurrel leshelinë e problematikës të politikës shqiptare.

4-Qeveria hoqi ca ministra e solli ca ministra. Do ndjehet ndryshim, apo iku Lena – erdhi Prena?

-Sigurisht që do sjellin ndryshim. Përveç emrit nga Lena te Prena, do të ndryshojë niveli i paditurisë, i mosnjohjes, i rrumpallës, i stilit të hajduterisë…

5-U bë 10 vjet që nuk ua ngre pensionistëve. I gënjen nga që ata nuk e gënjejnë, ia japin përherë votën?

-Pensionistët të mos mërziten me gënjeshtrat qeveritare se janë mësuar prej kohësh. Të mos zemërohen se u bën shumë keq për shëndetin. Edhe pse qeveria nuk ua rrit pensionin, ka kush mendon për ta. Shyqyr që mendon Zoti, që u rrit e u rrit moshën e tyre papushim.

Zjarr Tv Ad