Plagosi të moshuarin pasi tentoi ta përdhunonte, babai i vajzës: Zefin e kam mik familje, kam faj sepse…

0
634
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 21-vjeçare ka plagosur me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte (31 gusht), në fshatin Dejë, të bashkisë së Vau Dejës.

68-vjeçarin Zef Paloka aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës ndërsa 21 vjeçarja e cila është arrestuar menjëherë nga policia ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer ngjarjen ku ka deklaruar se i moshuari e ngacmonte seksualisht prej rreth 1 viti, derisa atë mbrëmje i shkoi afër shtëpisë duke tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale me dhunë. 21-vjeçarja ka deklaruar se e ka goditur disa herë me thikë Zef Palokën, pasi nuk kishte rrugë tjetër.

Për emisionin “Shqipëria LIVE”, babai i saj ka deklaruar se Paloka ishte një mik i familjes, por shtoi se vajza i kishte thënë se ai nuk ishte njeri i mirë dhe nuk duhet të rrinte me të.

“E mora vesh kur erdhi poliia. U vonua pak për të dalë sepse ata kanë mënyrat e veta. E kam njohur shumë Zefin, kam pirë kafe me të, kemi njohje familjare. Ka qenë njeri i qetë, jemi takuar dhe familjarisht. Kam pak faj sepse vajzës nuk ia kam vënë veshin, më ka thënë mos rri me të, nuk është i mirë, nuk e njeh. Pse flet me të më thoshte. Edhe gjyshat, babat tanë kanë shkuar shumë mirë.

Nuk ka ndodhur në banesë, ka ndodhur 70 metra larg shtëpisë. Nuk ka ndodhur gjë në shtëpi. Me vajzën nuk kam folur. Vetëm çfarë kam dëgjuar nga policia. Po të kisha qenë afër, do i kisha shpëtuar të dy. Këto janë gjëra nuk e di, trauma të forta.

Nuk kam folur me familjarë të zotërisë, me asnjë. Jam interesaur për gjëndjen e tij. Faleminderit Zotit më kanë thënë që është mirë. Na ka prekur shumë kjo ngjarje. Edhe me pas 1000 të drejta, nuk do kisha dashur të dilja këtu, në televizor për këtë gjë. Më ka thënë më ka ngacmu. Pastaj ka marrë thikën. Ishte thikë e zakonshme që presim bukë. Nuk e di si ka mundur, është e vogël, është më e dobta e shtëpisë. Po presim nga drejtësia, të dalë e vërteta.“- tha babai.

Zjarr Tv Ad