Plagosja e modeles në Tiranë, revoltohet Blendi Fevziu: Kemi degraduar!

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Fevziu ka reaguar pas gjarjejes së shënuar këtë javë në Tiranë, me protagoniste disa gra të njohura dhe pjesë e botës së modës dhe televizionit.

Bëhet fjalë për plagosjen e rëndë në fytyrë të modeles Klea Prenga, e cila për këtë ngjarje akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berisha.

Fevziu thotë se nuk dëshiron të merret me motivet, por të theksojë se sipas tij kjo ngjarje tregon degradimin e rëndë të shoqërisë shqiptare.

Ai bën thirrje për distancim nga dhuna dhe nga të tilla personazhe, që sipas tij nuk duhet të promovohen në media.

Reagimi i Blendi Fevziut:

Një video e bërë virale në rrjetet sociale tregon një vajzë të masakruar në fytyrë. Sipas mediave sociale bëhet fjalë për dy vajza të tjera që e kanë masakruar për arsye xhelozie. Nuk dua t’i hy fare motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje.

Kjo ngjarje është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare, që tregon se sa ka rënë, sa ka degraduar shoqëria shqiptare, kur marrveshjet zgjidhen vetëm përmes dhunës.

Ne kemi pasur raste që shoqërua mashkullore shqiptare i ka zgjidhur sherret konfliktet përmes dhunës. Por përfshirja e vajzave edhe grave tregon që kjo shoqëri ka një degradim të rëndë që ne nuk duhet ta lejojmë.

Zgjidhja përmes dhunës është është një karakteristikë e shoqërive të paemancipuara, primitive. Ndoshta është faji i yni që i promovojmë këto figura. Shmangni dhunën, dhuna është kriminale nuk tolerohet për asnjë motiv.

Zjarr Tv Ad