Plas “keq” debati mes dy deputetëve në emision live: Mos më thuaj mua se si është partia

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Fatos Nano mbahet si politikan liberal pikërisht sepse kishte demokraci brenda partisë, ndërsa PS-ja sot është si repart ushtarak”.

Ishte kjo deklarata e Ervin Salianjit në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Pas kësaj, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi u përgjigj duke i thënë se ndryshimet i ka bërë i ati i tij, Servet Pëllumbi, por Salianji nuk e mban mend.

“Ju mbase nuk e mbani mend këtë gjë, por zoti Abilekaj me siguri e kujton që ndërtimin apo strukturimin e mendimit ndryshe në Partinë Socialiste e ka bërë im atë, kështu që mos më thuaj se si është partia dhe se si janë kontributet. Partia Socialiste krahas mendimit ndryshe, pati dhe sherre, pati dhe gjëra që s’duhet të ndodhnin, kështu që mos e diskuto fare se çfarë është demokracia dhe se çfarë është sherri,” – u shpreh Pëllumbi.

“Paradoksi është kjo, që ka pasur profesorë në Partinë Socialiste dhe në këtë kuptim ka pasur përplasje idesh, por po e them dhe sherre nëse e do kështu. Sot Partia Socialiste, vetëm me ligjin e dekriminalizimit u larguan 330 kriminelë të dënuar për prostitucion, vrasje, trafik droge,” – iu përgjigj Salianji.

Zjarr Tv Ad