“Plas” sherri brenda qendrës së votimit në Durrës, shpallen në kërkim 3 persona

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një përplasje fizike mes kampeve politike është regjistruar sot në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Behet fjalë për qendrën në shkollën ‘Neim Babameto’

Burime pranë policisë bënë me dije se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste. Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Po ashtu mësohet se simpatizantët e ‘BF’, nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit. Ndërkohë, policia ka zbaruar në shkollë, ndërsa ka larguar prej aty votuesit.

Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.

Tre personat e shpallur në kërkim janë indentifikuar me inicialet D.B, P.P, N.P.

Zjarr Tv Ad