Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka denoncuar ecurinë e procesit të votimit në Memaliaj.
Ai shprehet se procesi në këtë qytet po dëmtohet ashtu si edhe në Dropull. Shehu thotë se pajisjet teknike nuk funksionojnë dhe nuk ka asnjë asistencë teknike duke detyruar votuesit që të largohen.
Shehu i bën thirrje KQZ-së që të vendosë normalitetin në votim.
“Po demtohet ne Memaliaj procesi i votimit! Edhe ne Dropull! Duke i “perzene” votuesit!
Pajisjet teknike nuk funksionojne ne Levan, Kalivac, Maricaj dhe ne tre qendra ne Qytetet te Memaliajt. Si dhe ne Pogon, Catiste, Goranxi te Dropullit!
Nuk ka asnje asistence teknike! Kerkohet te pritet tre ore, perpara se te ndryshoje menyra e identifikimit te votuesve. Kohe e mjaftueshme kjo per te “perzene” votuesit qe po presin!