“Po nuk ke vetëm ti fëmijë”, plas debati mes gazetarit Hoxha dhe avokatit: Ti vidh e unë të filmojë ty

0
1293
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Poli Hoxha dhe avokati Genc Gjokutaj ishin të ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Now” në Euronews Albania, për të folur rreth ndikimit të bandave në zgjedhje. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, Poli Hoxha tha se për këto çështje duhen hetuar dhe institucionet duhet të gjejnë sa më shpejtë të vërtetën.

Ai shtoi se duhet të bëhet një ndërhyrje në legjislacion edhe për ndalimin e krimit zgjedhor. Por avokati Gjokutaj tha se për këtë çështje janë 15 nena në kodin penal, sipas tij nuk duhen ndryshime në legjislacion, por është shteti ai që ndryshon e zhduk provat.

Pjesë nga biseda:
Poli Hoxha: Krimi zgjedhor si ç’ka qenë do jetë nëse nuk ndërhyhet në legjislacion në mënyrë shumë të fortë për votën.

Genc Gjokutaj: Zhduk provat shteti, prandaj kalojnë në vetëgjyqësi. Dhe do kalojnë në vetëgjyqësi, se kthesat nuk bëhen ti vidh e unë të filmojë ty, e del ekspertiza mbrapa e thotë nuk duket mirë. Është e ardhmja e fëmijëve Poli është trashur zullumi.

Poli Hoxha: Po nuk ke vetëm ti fëmijë.

Genc Gjokutaj: E fëmijëve tanë Poli.

Poli Hoxha: Çështja është se ky vend ka 32 vite që këto gjëra po i bën me vetëgjyqësi apo pa vetëgjyqësi. Çështja është që ne të japim mesazhin për të ndryshuar kjo qoftë duke ndryshuar kodin, qoftë duke u bërë presion pozitiv institucioneve, sepse vetëgjyqësia është gjë që e kemi parë edhe në ’97. Në fund fare vetëm populli nuk fitoi se nuk u prek asnjë politikan, asnjë gjyqtar, as një prokuror, por u vra populli.

Genc Gjokutaj: Di ti ndonjë hajdut që ka hequr dorë?

Poli Hoxha: Unë të them vetëm që me vetëgjyqësi nuk zgjidhet.

Zjarr Tv Ad