Nga Mal Berisha
Po sikur të ishte vajza jote, mbesa jote!
Rregjimi autokratik, kleptokratik, vuçiçian I Tiranës, i instaluar tashmë në çdo pore të jetës tonë, po na i përzë çdo ditë fëmijët tanë nga atdheu, duke përdorur çdo formë që ky vend të zbrazet. Të zbrazet derisa edhe ata, pasi të kenë mbushur baulet e veta të thejnë qafën!
E ne përsëri iu kërkojmë fëmijëve tanë që ato pak kursime që i kanë mbledhur me punën e tyre të lodhëshme në emigracion, të mos i harxhojnë në plazhet e botës por në Rivierën tonë. Në Rivierën tonë, që në fakt është e bukur, por NUK ËSHTË:
As ma e pastër, As ma e qetë, As ma e lirë, As ma e rregullt… As, as, as…se ajo italiane, spanjolle, franceze, portugeze, apo zoti mos e thashtë, ajo floridiane, ku ata mund t’i kalojnë pushimet e veta!
E megjithatë Riviera jonë ka diçka më shumë se të gjitha ato, për ne dhe fëmijët tanë: AJO ËSHTË SHQIPTARE. Por kjo nuk mjafton, sepse e shkreta Riviera jonë, vërtetë është shqiptare, por ka rënë, në fakt e kemi lënë të bjerë në duar: Tradhëtare dhe vrastare! Oh zot! PO SIKUR TË ISHTE ANDRA IME!?
Edhe Andra dhe Skai im, mbesa dhe nipi kanë ardhe nga Amerika për pushime në atdhe dhe janë në plazh. Para tyre sorollatën me skafe të fortët e drogës, mu në buzë të ujit. Erdhën sepse dua që ata ta duan Shqipërinë siç i mësova tërë jetën prindët e tyre, siç e duam neve vetë!? Por pas asaj që i ndodhi dje familjes nga Tropoja, (çfarë koincidence me tropojanët) e ardhur nga Anglia për pushime në Himarë, a mund t’i them unë më djalit tim: Sille ANDRËN DHE SKAIN në atdhe për pushime: Sille!
- Ani pse duhet që të harxhoni pesë herë më shumë këtu sesa në Florida;
- Ani pse, “pushimet” në vendin tand janë më shumë një torturë, që fillon me erën e qelbur të fekaleve në aeroportin e Rinasit (Gjasme aeroporti Ekologjik i Rinisë Evropiane), erë që të shoqëron në çdo plazh, në tërë vijën bregdetare;
- Ani pse trafiku është një torturë e pa imagjinueshme, sepse të fortit e foristradave të drogës nuk njohin asnjë normë apo rregull dhe të rrezikojnë jetën në çdo kilometër:
- Ani pse plazhet janë të zëna nga oligarkët dhe qeveritarët, dhe duhet t’i paguash ata sepse ashtu don Ai, I gjati, kur në çdo vend të Evropës dhe Amerikës ka hapsira të bollshme publike për pushuesit;
- Ani pse zhurma e altorporlantave të atyre DJ – ve që furnizojnë me kokainë rininë nuk të le të flesh deri në mëngjes;
- Ani pse në vend të rojes bregdetare që duhet të ruaji jetën e plazhistëve, qeveria të ofron vdekjen me duart e policit të vet, kriminel e trafikant, që ti dhe unë i paguajme rrogën me taksat tona;
- Ani pse është AI, POLICI i cili në vend që të mbrojë, të vret fëmijën me skafin e tij të blerë me milonat e bëra me trafikim droge, madje të sulmon edhe fizikisht, pas aktit kriminal të vrasjes!
- PO SIKUR TË ISHTE ANDRA?
Oh, zot jepi forcë prindërve të Jonadës ! O Zot! E shoh mbesën dhe nipin tim sot dhe them: Po sikur të ishin këta!? E prapëseprapë, fajtor e gjej vetveten, ju gjej juve, prindërve, gjysheve dhe gjyshërve, sepse me heshtjen tonë po vrasim jo vetëm fëmijët por vetë Shqipërinë. Ky është shëmbulli më tipik! A thue duhet edhe më shumë për ta kuptuar këtë? Vajmedet! REAGO, me datën 4 gusht ora 19.00 në protestë!
Postimi i Mal Berishës në Facebook.