Policia e Beogradit ndaloi një grua, pasi fëmija kishte veshur një bluzë me flamurin shqiptar

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Arbër Zaimi

Dje policia në Beograd ndaloi një zonjë dhe birin e saj parashkollor. Arsyeja? Fëmija kishte veshur një bluzë me flamurin shqiptar. Për këtë faj të madh zonjës e miturakut ua ndaluan hyrjen në Serbi deri në vitin 2030.

Zonja paska qenë nga Gostivari dhe po shkonte në Europë, ku jeton si qindra mijëra shqiptarë të mërguar. Natyrisht, ajo s’ka bërë asnjë faj apo krim që e ka veshur fëmijën e saj me simbolin kombëtar të gjithë shqiptarëve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nëqoftëse vërtet është e gjithë qytetarëve të saj, është edhe e shqiptarëve që janë komunitet fort i madh etnik. Prandaj do të duhet të reagonte diplomatikisht vetë kryeministri Kovaçevski apo ministri i jashtëm Osmani, kundër këtij abuzivizmi absurd nga shteti serb kundër shtetasve maqedonas të etnisë shqiptare.

Përveç kësaj, do të duhej të reagonte edhe qeveria e Shqipërisë, për dy arsye: e para sepse Shqipëria është shtet amë për shqiptarët e lënë padrejtësisht jashtë kufijve të saj; dhe e dyta sepse objekti që e ka nxitur abuzivizmin policor serb në Beograd ka qenë flamuri i Shqipërisë në bluzën e një fëmije. Pra edhe kryeministri Rama e ministrja Xhaçka do të duhej të reagonin diplomatikisht.

Do të kisha kërkuar të reagonte diplomatikisht edhe Kosova, si shtet me mbi 92% shqiptarë, por Kosova fatkeqësisht nuk ka kanale diplomatike me Serbinë prandaj nuk qorton dot ambasadorin serb (se s’ka) e as nuk nis dot notë proteste në atë vend që ende nuk e njeh e që mban armiqësi me Kosovën.

Natyrisht, të gjithë, përfshi edhe mua, mund të reagojmë dhe reagojmë në rrjete sociale, por çka nevojiten janë reagimet institucionale kundër një shteti që i përdor institucionet e veta për të shënjestruar shqiptarët, gjë për të cilën ka edhe traditë famëkeqe.

Reagim dinjitoz ai i ish-kryetarit të Bujanocit dhe deputetit shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberit.

Zjarr Tv Ad