Policia e Shtetit bën bilancin e 24 orëve: Finalizuar 4 operacione, në dy raste zbuluam sera për kultivimin e kanabisit

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të 24 orëve të fundit dhe thotë se ka finalizuar me sukses 4 operacione, dy prej të cilave lidhen me tentativën për të kultivuar bimë narkotike në sera. Gjithashtu, janë zhvilluar dhe operacione të tjera, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe mashtrim.

-Gjatë operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë”, u zbuluan 2 sera në të cilat kishte të kultivuar në kubikë, 610 fidanë cannabis sativa. 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale u shpallën në kërkim. U vu në hetim dhe kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre.

-Gjithashtu, gjatë operacionit policor të koduar “Ngjeqar” u zbulua një serë me rreth 500 fidanë kanabisi në vazo, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë. Autori i dyshuar i këtij rasti u vu në pranga nga Policia.

-Operacioni policor i koduar “Aksi”, goditi veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. U vu në pranga drejtuesi i automjeti që u kap duke transportuar drejt kufirit me Malin e Zi, 13 shtetas të huaj që i kishte marrë në Sarandë. Automjeti u sekuestrua, bashkë me një sasi parash.

-Operacioni policor i koduar “Pending call”, goditi veprimtarinë kriminale të mashtrimit nëpërmjet një subjekti call center. U vu në pranga administratori i subjektit call center dhe në hetim 4 punonjës (operatorë) të këtij subjekti. U sekuestruan kompjutera, USB, celularë dhe një sasi kanabisi.

-Policia e Krujës kapi një shtetas të shpallur në kërkim nga Policia e Kurbinit, si bashkautor i një rasti të kultivimit të bimëve me anë të llambave, që u godit nga Policia e Kurbinit, në vitin 2021, gjatë operacionit “Bushneshi”.

-Policia Kufitare në Qafë Thanë vuri në pranga një 49-vjeçar, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme territorin e RSh-së dhe paraqiti një pasaportë false, në doganën e Maqedonisë së Veriut.

Policia e Tiranës vuri në pranga 3 shtetas, 2 prej të cilëve ishin në kërkim.

Gjithashtu, u vunë në pranga 2 shtetas në Fier, 3 në Durrës dhe 1 në Korçë, për vepra të ndryshme penale.

Zjarr Tv Ad