Policia lëshon dronet, 56-vjeçari në Fier kapet duke kultivuar kanabis në tokën e tij

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit vijon kontrollin masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Një 56-vjeçar në Fier u vu nëpranga pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa bimë kanabisi.

”Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në fshatin Buzëmadh, Fier, u konstatua një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka vënë në pranga shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Buzëmadh, pasi në vendin e quajtur “Maja e Nunarit”, në afërsi të tokës së tij, u evidentuan disa bimë narkotikë kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Zjarr Tv Ad