Politikanë me Sky ECC dhe Encrochat? Sula: Janë shumë, e tmerrshme se çfarë do të dalë në publik

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Quo Vadis”, është shprehur se ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin Sky ECC dhe Encro Chat.

Sipas tij nuk ka nga opozita, por nga mazhoranca dhe që emrat që do dalin janë të “tmerrshëm”.

Pjesë nga biseda në emisionin “Quo Vadis”:

Sula: Në tërësi, u bënë dy vite tamam që po shohim që Sky ECC dhe EncroChat kanë nxjerrë në pah persona me krimin e organizuar. Për çfarë ju duhen këto aplikacione politikanëve, do flasin me të dashurit? Ata i mbajnë ose për korrupsion ose për krim të organizuar.

Borakaj: Ka shumë politikanë që kanë pasur Sky ECC dhe EncroChat?

Sula: Tek opozita ka zero.

Borakaj: Se vë dot dorën në zjarr për këto

Sula: E vë e vë.

Borakaj: Po tek mazhoranca?

Sula: Janë shumë, janë të tmerrshme ça do dalin. Besoj se do dalin.

Zjarr Tv Ad