“Populli ka mbaruar, nuk shiten!”, rritet çmimi i gjelit të detit në Peqin/ Tregtarët: Plehrat kimike na kanë prishur shumë punë

0
36

Në Peqin, në fshatin Përparim , një nga zonat më të njohura për mbarështimin e gjelit të detit ka rritje të konsiderueshme të çmimit.

Çmimet janë rritur, dhe 1 mijë deri në 2 mijë lekë të vjetra për kilogramë, kjo sepse dhe produktet me të cilat ushqehen janë rritur. Pensionistët apo persona që kanë vështirësi ekonomike e kanë thuajse të pamundur të blejnë me këto çmime.

9 deri në 10 mijë lekë të vjetra kilogrami. Ka më pak gjela deti këtë vit dhe mesa duket kanë siguruar tregun.

Intervista me fermerët:

Ende nuk i ke shitur?

-Jo akoma, me 8 mijë e shes kilogramin. Ka rritje por ska shitje!

Ka mbaru populli! Mishi është shumë cilësor prandaj është i shumëkërkuar. Edhe në zonën e Pajovës, ku në aksin nacional tregtarët kanë më së shumti ankesa për rritjen e cmimeve për këto produkte të fundvitit.

Fermeret:“Plehrat kimike na kanë prish shumë punë, janë rrit shumë cmimet. Edhe gjeli detit ka vuajtur shumë.(faxweb.al)

Zjarr Tv Ad